• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Tirana ngec sërish, e ndal edhe Kastrioti! Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët! (VIDEO)

Byadmin

Sep 25, 2021

Tirana ngec sërish në barazim, ndërsa Kastrioti merr pikën e parë në këtë kampionat. 1-1, është ky verdikti i sfidës mes dy skuadrave, që me nga një gol për pjesë ndajnë nga një pikë, rezultat që natyrisht për objektivat dhe ambiciet i rri ngushtë bardhebluve, të ndalur për të dytën sfidë radhazi në këto 3 javë të para. Minuta të tëra kalojnë pa raste të pastra në stadiumin e Kamzës, me lojën të përqëndruar në gjysëmfushë dhe skuadrat pa shumë ide.

Në minutën e 19, sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta, Ramazan Ndreu humbet dhe Sokol Nezirin për shkak dëmtimi, i duhet ta zëvendësojë me Grgic. Tirana gërvisht në të 20-ën me Taulant Seferin, provon fillimisht me kokë pa gjetur shënjestrën, aksioni vazhdon dhe topi është edhe një herë për sulmuesin që me këmbë këtë herë godet sipër. Tirana mbetet e rrezikshme, krosim i gjatë për Redi Xhixhën që vrapon drejt portës por Sali bën Neuer-in në daljen nga zona për t’i paraprirë kundërshtarit. Pak më vonë është Majkëll Ngoo që e prezanton ishin e Laçit me portierin, por Xhixha këtë herë nuk është i saktë në godtiejen e tij.

Kastrioti që ka patur vështirësi për të prezantuar qoftë ndonjë moment rreziku begason në të 39, kur Hoxhallari në rrëzim e sipër pengon topin dhe për kryesorin Bastari nuk ka hezitim, vërshëllen menjëherë për 11 metërsh, nuk ka nevojë të shkojë për tu konsultuar me ekranin. Në duelin e 11- metrave provon Karakaçi, i përgjigjet në grushtim në të parën Bekaj por topi shkon sërish te Karakaçi që me kokë korrigjon gabimin.

Kastrioti në avantazh, dhe me epërsinë e krutanëve mbyllet pjesa e parë, në të dytën Tirana e nis më vrullshëm, në të 50-ën Sali devijon me vështirësi në këndore një devijim të Talant Seferit që gjithsesi nuk vonon për t’u shfaqur vendimtar në goditjen e këndit menjëherë më pas kur në qendër të zonës i shpëton markimit për të shënuar me kokë golin e barazimit.

Rikthehet ekuilibri me Tiranën të hedhur tani në kërkim të fitoreës, kërkon golin dhe ismailgeci me një goditje standart , i vëmendshëm mes shtyllave Sali për ta devijuar. Tirana mbetet në përpjekje konstante për golin e dytë, por has në vështirësi për ta gjetur, mungon në takimin me të në minutën e 88-të, Hoti gjatë një aksioni kur është rrëzuar më parë në zonë Ngoo. Nuk mungojnë edhe momentet e tensionit në shtesë, në finale e së cilës dështon në goditjen e tij me kokë nga një pozicion i volitshëm dhe Hoxhallari dhe përfundon 1-1, barazimi i dytë radhazi për Tiranën që bas Egnatias ndalet edhe nga Kastrioti.

Paqe në supersfidën e së shtunës në Abissnet Superiore atë mes Teutës dhe Dinamos. Kampionët nuk arritën të fundosnin dot nëndetsen blu, me Teutën që u ndal në një barazim pa gola nga blutë kryeqytetas, një pikë që u shkon përshtat të dyja skuadrave edhe pse Dinamo e Bledi Shkëmbit meritonte ndoshta diçka më shumë për atë çfarë tregoi në fushë. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për të dyja skuadra me durrsakët dhe kryeqytetasit që kanë të njëjtën kuotë pikësh në renditje, 5.

Në Arena Egantia në fushën asnjanëse të qytetit të Rrogozhinës, sfida nisi me Dinamon më kërkuese. Në minutën e 6-të mbrojtësi malazez Sofranac provoi të befasonte Pano Qirkon i cili tregoi të gjitha instiktet e tij duke e dërguar topin në këndore. Në minutën e 9-të ishte Goran Siljanovski që vuri në provë portierin e Teutës me një predhë nga distanca të cilën Pano Qirko e ndali në dy kohë. Golin që aq shumë e kërkoi në minutat e para Dinamo e gjeti në të 24-ën por gjithçka u anulua nga gjyqtari kryesor për një faull të Chinedu ndaj portierit të Teutës. Shansin e parë në këtë sfidë Teuta e pati dy minuta më vonë me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut Pepi Gorgiev por tentativa e tij me kokë shkoi jashtë kuadratit. Teuta iu paraqit mundësia më e mirë në këtë pjesë të parë në minutën e 29-të por edhe Sherif Kallaku ishte pafat pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Pa gola përfundoi pjesa e parë ndërkohë fraksioni i dytë nisi me një tjetër tentativë të Kallakut që mori kundërpërgjigjen e Romeo Harizajt.

Reagoi Dinamo që provoi me Agim Ibraimin në minutën e 55-të, por tentativa e kapitenit nga goditja standarte u dërgua me vështirësi në këndore nga Pano Qirko. 2 minuta më vonë blutë kryeqytetas kishin një tjetër shans të mirë por Samake dhe Sofranac nuk u kordinuan siç duhet. Në të 63-ën skuadra e Bledi Shkëmbit shpërdoroi një tjetër mundësi pas një kundërsulmi të shpejtë me sulmuesin Chinedu. As zëvendësimet e dy trajnerëve nuk ndryshuan gjë në rezultat ndërkohë që në minutën e 78-të, Dinamo ishte me fat teksa pas një daljeje të pastudiuar të portierit Harizaj, Ildi Gruda nuk gjeti portën në goditjen e tij me kokë.    Sfida ishte emocionuese deri në fund por ai që është më i rëndësishmi goli, mungoi me Teutën e Dinamon që ruajtën pathyeshmërinë në këtë kampionat duke ndarë nga një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *