• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ndreu: Jam i kënaqur me mentalitetin! Shehi: Duhej të finalizonim më mirë!

Byadmin

Sep 25, 2021
shehindreu

Pas dy humbjesh radhazi, Kastrioti reagoi duke marrë një barazim 1-1 ndaj Tiranës, që është edhe pika e parë sezonale për krutanët. Trajneri Ndreu u shpreh i lumtur me mentalitetin e skuadrës dhe pikën e marrë, por theksoi se futbollistët nuk janë ende në formën e duhur fizike dhe duhet ende punë për të parë Kastriotin e vërtetë.

Sot ka filluar kampionati për Kastriotin?
E vërtetë është. Jemi nëj ekip i ri dhe morëm dy humbjem, duke pësuar goditje që në start. Jemi ende larg formës tonë më të mirë, por sot kërkoja që të mos humbnim ndeshjen, për të ruajtur moralin dhe për të mos komplikuar rrugëtimin. Ka ende shumë vend për përmirësim, por skuadra luftoi mirë dhe në fund morëm një pikë të vlefshme.

Si do ta zgjidhni problemin e golit në mungesë të Deivid?
Kemi marrë një kroat, që mesa shoh nuk e ka nivelin e Deivid, megjithatë do të mundohemi ta zgjidhim në mënyra të ndryshme. Kemi elementë shumë cilësorë, por kanë ardhur vonë në ekip dhe nuk kanë formën e duhur fizike.

Tirana ju vuri shumë në vështirësi, sidomos në pjesën e dytë…
Skuadra e Tiranës ka një nivel shumë të mirë dhe këtë e thashë edhe më herët, ndërsa ne kemi lojtarë pa gjendjen e duhur fizike. Kur ke lojtarë mesatarë në aspektin teknik, është shumë e rëndësishme të jemi mirë fizikisht.

Orges Shehi shfaqet shumë i kënaqur me atë që prodhoi Tirana në fushën e lojës ndaj Kastriotit, por vë theksin te mungesa e finalizimit dhe analizon edhe nervozizmin e Michael Ngo’o, që vijon të ndëshkohet me karton në çdo ndeshje.

Sa të kënaqur jeni pas kësaj ndeshjeje ndaj Kastriotit?
Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me çfarë prodhuam. Skuadra tregoi se di të shkojë mirë para portës, pro për të fituar, rastet duhen shfrytëzuar, Nuk është e pranueshme që të falësh kaq shumë në ndeshje si ndaj Kastriotit, ndaj duhet të përmirësohemi në finalizim.

Ngo’o duket shumë nervoz, pasi ka marrë karton të verdhë në të tre ndeshjet që ka luajtur?
Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë, por ai duhet të qëndrojë i qetë, edhe ndaj provokimeve, për të mos na penalizuar.

Çfarë duhet të përmirësojë Tirana?
Sulmuesit bëjnë punën e tyre, mbrojtja të vetën. Ne u shfaqëm para portës, ato raste që kishim, që mendoj se ishin të shumta, duhej t’i finalizonin. Linja e dytë është aty, mbetet për t’u përmirësuar se asnjëherë nuk jemi të kënaqur, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Tirana dukej se e kishte marrë lehtë ndeshjen…
Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2 3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre. U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *