• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Martini: Luajtëm më mirë se Dinamo! Shkëmbi: Dinamo ka nevojë për kohë!

Byadmin

Sep 25, 2021
martinishkemi

Një tjetër barazim për Teutën, këtë herë ndaj Dinamos, megjithatë trajneri Edi Martini nuk e bën dramë dhe pranon se mungesat në formacion kanë pasur ndikimin e vet në lojën dhe rezultatet e kampionëve në fuqi.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e skuadrës dhe barazimin ndaj Dinamos?
Ishte një ndeshje që të them të drejtën kishim mungesa në formacione. Kishim edhe lojtarë me probleme fizike, si Daja e Jackson, dy lojtarë që duhet t’i falënderojmë sakrificën që bënë, pasi ishin në dyshim. Pjesën e parë e nisëm keq dhe vuajtëm përreth 25 minuta, por më pas u futëm në ritëm dhe mendoj se ishim më mirë ne. Kemi pak probleme në fazën e finalizimit, ku mendoj se duhet të tregohemi më të vëmendshëm.

Ndaj Partizanit shënoi Georgiev, ndaj Vllaznisë, Koubemba… Nga kush tjetër i prisni golat?
Ne funksionojmë si skuadër, janë këta, por ka edhe të tjerë, pasi është Plaku apo Gruda, lojtarë që në momente të veçanta kanë shënuar gola dhe gola të rëndësishëm. Mos ta bëjmë dramë, se nuk është gjë e madhe të mos shënosh në një ndeshje, gjithsesi duhet të përmirësohemi.

Skuadra vuan jo pak në finalizim…
Është ngërç, sepse edhe Dinamo luajti me shumë në mbrojtje, duhet të punojmë shumë para portës, te 30 metrat e fundit se normalisht duhet të jemi më agresivë para portës, më të shpejtë e më të qartë.

Një Teutë e plotë deri ku mund të shkojë?
Dy ndeshjet e para ishin më të mira, sot mungesat bënë që të na binte ritmi. Javën tjetër jemi komplet e duhet të shtojmë agresivitetin para portës se është e rëndësishme. Sot na ka dalë disa herë kundërshtari para, duhet të jemi të harmonizuar edhe kur bëjmë presing, të jemi më të shpejtë në lojën në krahë, duhet të punojmë

Pavarësisht bujës së madhe me të cilën u rikthye në Superiore, Dinamo ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë përballë Teutës kampione, ndërsa trajneri Shkëmbi bën apel për më shumë kohë për kryeqytetasit.

Një Dinamo me shumë luhatje gajtë 90-mnutëshit. Pse ndodh kjo?
Është e vërtetë, që nuk kemi të njëjtën vështirësi gjatë 90-minutëshit, por ishim përballë një kundërshtari si Teuta, që është ekipi kampion dhe rezultati qëndron. Megjithatë kemi mundësi të jemi shumë më agresivë dhe ët bëjmë maksimumin për të shfrytëzuar rastet që na krijohen. Sot pashë disa momente nënvlerësimi me rastet që patëm.

Dinamo erdhi me shumë bujë në Superiore, por duket se nuk po i justifikon pritshmëritë…
Është e vërtetë që u rikthye me zhurmë dhe vazhdon të bëjë zhurmë, por shumë njerëz duhet të kuptojmë që jemi në javën e tretë dhe në këtë periudhë nuk dilet as kampion e as në Europë. Ne kemi mundësi të bëjmë shumë më mirë gjatë 90 mintave dhe jam i bindur që do t’ia arrijmë, por jemi skuadër e re dhe shumë lojtarë luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin.

Ka zëra që thonë se Dinamo vuan fizikisht…
Respektoj të gjithë ish dinamovitët, por me buton nuk bëhet asgjë. Gjendja fizike arrihet shumë shpejt, por për mua nuk ekzistyon një problem fizik te Dinamo. Më shumë vuajmë psikologjkisht dhe taktikisht, pasi jemi ekip i ri. Mendoj se po bëjmë mirë, por natyrisht që kemi mundësi të bëjmë më shumë në fushë.

E keni riparë aksionin e golit të anuluar?
E kam parë dhe kam mendimin tim, që do ta mbaj për vete, pasi nuk dua të bëj polemika. Unë i respektoj vendimet e arbitrave dhe mund të them se niveli i tyre është i njëjtë me atë të kampionatit, ndaj nuk dua të bëj polemika, pasi nuk e kam bërë asnjëherë.

Cfarë prisnit më shumë nga Skuka?
Skuka nuk fitoi asnjë duel dhe nuk kërkoi asnjë herë thellësinë, ashtu sic ia kishim kërkuar. Megjithatë ka momente kur futbollisti nuk është gati qoftë fizikisht, qoftë psikologjikisht. me Mihanën ishim më mirë, por nuk arritëm të kërcënonim sa duhet.

Lojtarët që vijnë nga stoli, nuk arrijnë të gjejnë ritmin e ndeshjes…
Është e vërtetë që nuk kanë dhënë atë që duhet dhe këtu kthehemi te diskutimi për gjendjen fizike. nëse një lojtar vjen nga stoli dhe i duhet të bëjë vetëm 20-30 minuta të mira, këtu nuk flitet për gjendje fizike, por për atë psikologjike. Megjithatë kemi kohë për të përmirësuar ekipin edhe në këtë aspekt, pasi jemi në fillime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *