• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Florian Marku kampion bote në IBF, triumfon me pikë ndaj ukrainasit Prodan

Byadmin

Sep 25, 2021

Florian Marku shpallet kampion bote. Boksieri shqiptar ka triumfuar me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh dhe ka mbajtur fjalën, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Të dy boksierët u përplasën ashpër dy ditë më parë në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmàngu nisjen e ndeshjes para kohe.

Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pampòshtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër.

Por spektakli nuk mungoi për Markun që i qeshte në fytyrë rivalit dhe po qëndronte pa mbrojtje në disa momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *