• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

“Inagurimi më 15 tetor”, merr formë stadiumi i Kukësit pas vendosjes së stolave. Shikoni si duket impianti modern

Byadmin

Sep 24, 2021

Vijojnë punimet me rritme të shpejta në stadiumin e Kukësit, i cili pritet të jetë gati në mesin e muajit tetor.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral më cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.

FOTO / Kukësi prezanton projektin e stadiumit të ri 10 mijë vendësh,  kushton 3.5 milionë euro

Gjithashtu klubi verilindor konfirmon se inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

🏗 Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po shkojnë drejt përfundimit. Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit 💙

🏟 Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.

✂️Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit 💪🏻

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *