• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Super Çekiçi! Pas gjysmë-roveshatës vjen edhe goli me kontroll e driblim perfekt

Byadmin

Sep 23, 2021

Endri Çekiçi kthehet të tundë rrjetën në kampionatin turk dhe e bën me një gol spektakolar.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Koniaspor, në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Trabzonsporit.

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë–roveshatë dërgoi sferën në rrjetë.

Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Çikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Koniaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës.

Vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, erdhi edhe goli i dytë personal i Çekiçit i cili përmbysi kështu rezultatin e sfidës.

Këtë radhë ishte një kontroll perfekt i topit dhe një driblim për të hyrë në zonë dhe për të dërguar sferën në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *