• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gabimi në Europë, gjest i rrallë i ultrasve të Lacios në mbështetje të Strakoshës

Byadmin

Sep 20, 2021

Gabimi i Thomas Strakoshës në ndeshjen e Ligës së Europës, e ka kthyer portierin shqiptar ndër emrat më të lakuar në Itali.

Por nëse për golin që solli humbjen ndaj Gallatasarajit ka pasur kritika nga specialistët, tifozët e Lacios nuk e kanë vënë në diskutim portierin shqiptar.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fjalët në mbështetje të tij dhe sot, para sfidës ndaj Kaljarit, ata e kanë treguar mbështetjen edhe në tribuna.

Në tribunën veriore, ku rrinë zakonisht grupimet  e ultrasve, është shfaqur një parullë e madhe që i kushtohej pikërisht portierit shqiptar.

“Mos e vrit mendjen për ta por shih dhe bëj pritje. Para Strakosha”, shkruhej në parullën që tifozët vendosën të hapnin para sfidës.

Ky ishte sinjal mbështetje për portierin i cili ishte shpesh heroi i skuadrës në të kaluarën por tani ka përfunduar zgjedhje e dytë pas Pepe Reinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *