• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Një ikonë merr duartrokitjet e publikut, Gilman Lika ‘vàr këpucët në gozhdë’ (VIDEO)

Byadmin

Sep 19, 2021

Gilman Lika i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Ish-kapiteni i Vllaznisë, një nga emrat më të njohur të futbollit shkodran në dy dekadat e fundit, ka vendosur që ta mbyllë në moshën 34-vjeçare me futbollin e luajtur, pas një viti pushim ku nuk kishte gjetur një projekt që ta bindte për të vazhduar karrierën e tij.

VIDEO/ Lamtumira e një kampioni, Gilman Lika 'var - Syri | Lajmi i fundit

Lika ka shkelmuar sot topin e parë në “Loro Boriçi” para sfidës mes Vllaznisë dhe Teutës, për të marrë edhe duartrokitjen mëse të merituar nga publiku shkodran që e kishte idhull për shumë vite, që kur debutoi me kuqeblutë në vitin 2004.

Përveç Vllaznisë, Lika është aktivizuar në karrierën e tij edhe me Haçetepe, Boluspor, Dibakirspor dhe Al Faisal, Flamurtarin dhe Tiranën. Ndërkohë, ai ka luajtur në 19 ndeshje me fanellën e përfaqësueses shqiptare A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *