• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Luhen sfidat e fundit të javës së dytë, Tirana e Kukësi për suksesin e radhës

Byadmin

Sep 19, 2021

Orges Shehi u shkul veshin mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Dy ditë nga ndeshja me Egnatian, trajneri i bardhebluve u mor shumë me anën taktike dhe përqendrimin e skuadrës. Si fillim, Shehi kërkoi nga ekipi sulm total dhe presion total në të gjithë fushën.

“Dua presion. Nuk duhet ta lejojmë kundërshtarin të marrë frymë. Nuk duhet të pasojmë në zonën e mbrojtjes kur jemi të mbuluar. Duhet të tregohemi të qetë dhe të kthjellët. Në asnjë moment të marrim rreziqe të tilla”, tha Shehi. Nga ana tjetër, skuadra prej dy ditësh është vënë në lëvizje për të gjuajtur portën. Bardheblutë janë vënë nga Shehi në rresht për të rregulluar shënjestrën. Jo rrallë herë Tirana ka humbur mundësinë për të shënuar gol nga goditjet e dobëta në portë.

FORMACIONI – Pas takimit që bardheblutë luajtën me Skënderbeun, ndërrimet e pjesës së dytë, Toli për Toshevskin dhe Najdovski për Behiratçen dhanë rezultat. Me këtë logjikë, Shehi do ta vazhdojë lojën duke lënë në stol maqedonasin dhe lojtarin e formuar në Afrikë. I pari pothuajse nuk u duk fare si në lojën mbrojtëse edhe atë sulmuese. Qendërmbrojtësi vuajti shpejtësinë dhe lojën pas shpine të sulmuesve, sa goli erdhi nga krahu i tij. Në kushtet që dy lojtarët kanë vuajtur, Shehi ka vendosur të ndryshojë formacion.

Me ekipin e parë kthehet edhe Visar Bekaj që nuk luajti ndeshjen e parë në Superiore, pasi sapo erdhi nga COVID-i. Në vend të tij në portë ishte Lika, ndërsa këtë javë do të jetë në katërkëndor Visar Bekaj që edhe sezonin e shkuar luajti pothuajse të gjitha takimet. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon nga ekipi i javës së parë të Superiores. Tirana kërkon me çdo kusht që të fitojë sfidën me Egnatian dhe më pas me krutanët.

Pas ndeshjes me Kastriotin dhe dy takimeve të Kupës me Shkumbinin, Tirana pret gjashtë rrathët e “ferrit”. Si fillim, luan me Laçin në shtëpinë e vet. Më pas udhëton në Durrës për të luajtur me kampionët e Shqipërisë, vazhdon me Partizanin, udhëton drejt Shkodrës, luan me Dinamon brenda dhe në fund përballet me Kukësin. Të gjashtë ndeshjet janë pa dyshim shumë të vështira në statistika.

Të besuarit e trajnerit Gugash Magani do të luajnë nesër në kuadër të javës së dytë me bardheblutë. Gjatë gjithë javës stafi ka punuar për t’i dhënë grupit të lojtarëve tjetër motivim që pritet ta shpalosin në fushë. Në seancat stërvitore ka pasur përqendrim maksimal e është në synim që paraqitja të jetë pozitive.

Duke ditur se titullarët mbartin vlera të panumërta e të shërbejnë për përfaqësim dinjitoz ndaj tiranasve, gjatë verës luajtën në miqësore dhe kaluan dy herë në avantazh, megjithëse në fund u sigurua vetëm një barazim.

Kastrioti ka vijuar procesin stërvitor në normalitet të plotë në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, aty ku është zhvilluar edhe faza përgatitore këtë sezon. Ka qenë kërkesë e stafit teknik që skuadra të stërvitet në fushë me bar natyral për njëfarë kohe, ndërsa me fillimin e shirave ekipi do të spostohet në Kamzë.

Gjatë kësaj jave e gjithë vëmendja ka qenë te përballja e fundjavës ndaj Kukësit, për të cilët krutanët kanë punuar në aspekte të ndryshme të lojës. Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë gjatë kësaj jave, ndërsa së fundmi edhe Edon Hasani ka filluar të përfshihet me grupin.

Për përballjen me Kukësin, tekniku Ndreu pritet që të bëjë ndonjë ndryshim në formacionin titullar, por mbeten ende enigmë, pasi edhe në lojërat e kontrollit që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve tekniku ka punuar me miksime duke bërë që asgjë të mos kuptohet.

STATISTIKAT

Kastrioti dhe Kukësi kanë zhvilluar mes tyre 15 ndeshje zyrtare. Dukshëm ekipi verilindor dominon në bilanc, pasi ka korrur më shumë fitore, plot 11 të tilla. 4 ndeshjet e tjera janë fituar nga Kastrioti, ndërsa interesant është fakti që asnjëherë nuk ka pasur një barazim mes dy skuadrave.

Sezonin e shkuar, krutanët arritën të fitonin tri ndeshje me verilindorët, 1-0 në Kamzë, 0-1 në transfertë (ndeshje e zhvilluar në Shkodër) dhe 1-2 në ndeshjen e fundit të luajtur “Air Albania”. Ndërsa më 10 prill Kukësi ka fituar 3-0 ndaj krutanëve në stadiumin e Kamzës.

May be an image of 1 person and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *