• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Bajrami dhe Ismajli titullarë, Empoli mposhtet me tre gola nga Sampdoria (VIDEO)

Byadmin

Sep 19, 2021

Empoli i lojtarëve shqiptar është mposhtur në shtëpi 0-3 nga Sampdoria, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Serisë A italiane.

Skuadra toskane nuk mundi do t’ia dilte ku në minutën e 31′ ishte Françesko Kaputo ai që zhbllokoi sfidën për dorianët. Goli i dytë u shënua sërish nga Kaputo kësaj radhe në fillimin e fraksionit të dytë të lojës në minutën e 52′.

Goli i tretë që i vuri kapak kësaj sfide ishte goli i ish-interistit, Antonio Kandreva në minutën e 70′.

Në këtë sfidë Ardian Ismajli u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutave ndërsa Nedim Bajrami u aktivizua për 78 minuta. Në stol ishin dhe mesfushori i Kombëtares Shpresa, Kristijan Asllani dhe portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.

Me këtë humbje Empoli renditet në vendin e 15 në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Sampdoria në vendin e 11 ku ka arritur të grumbullojë 5 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *