• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Anulimi i golit të Vllaznisë, ja arsyeja përse VAR-i e anuloi (PAMJET)

Byadmin

Sep 19, 2021

Nuk ka fitues në supersfidën midis Vllaznisë dhe Teutës. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në një ndeshje dramatike që zgjati 11 minuta.

Ndeshja ishte me mjaft ritëm dhe e lùftuar, gjë e cila u tregua që në fillim të takimit.

Në fundin e pjesës së parë Teuta ngeli me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Todorovskit.

May be an image of outdoors and stadium

Shkodranët shënuan golin e avantazhit në minutat shtesë në fundin e takimit, por gjyqtari Bajramaj e anuloi golin për pozicion jashtë lojë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e VAR-it, Aralica duket se qëndron përpara Selmanit në momentin e golit duke i dhënë të drejtë vendimit të gjyqtarit.

Në ndihmesë të vendimit është edhe viza e kuqe e cila tregon kufirin e dy kundërshtarëve me njëri-tjetrin për t’i dhënë serish të drejtë vendimit të gjyqtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *