• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

A je normal? Uzuni ‘çmendet’ dhe shënon…6 gola në një ndeshje! (VIDEO)

Byadmin

Sep 19, 2021

Myrto Uzuni ka bërë sot një nga ato që mund të cilësohen si ndeshjet që ëndërrojnë të gjthë sulmuesit dhe që ndodhin shumë rrallë në karrierën e tyre.

Futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola për ekipin e Ferencvarosh në ndeshjen e Kupës së Hungarisë duke masakruar skuadrën e Hatvan në ndeshjen që skuadra e tij fitoi me shifrat 9-0.

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, duke i siguruar avantazhin 2-0 në pushimin e ndeshjes ekipit të tij.

Video - Ferencvaros take a shock lead against the run of play -Juvefc.com

Në pjesën e dytë, ai vazhdoi spektaklin me gola në minutat 50, 59, 77 dhe 82, duke çuar në 6 bilancin e tij personal në këtë ndeshje që padyshim do ta kujtojë gjatë të gjithë karrierës së tij.

Uzuni është shpallur që në edicionin e tij të parë me Ferencvarosh si lojtari më i mirë i skuadrës nga vetë fansat dhe pas paraqitjeve si kjo e sotmja, sigurisht që ai do ta ruajë këtë status të veçantë, pasi rrallëkush më parë ka arritur të shënojë 6 gola në një ndeshse me ekipin e Ferencvarosh në duele zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *