• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

“Flakë” në Korçë dhe Shkodër, java e dytë e Superiores kulmon me dy supersfida

Byadmin

Sep 18, 2021

Janë planifikuar të zhvillohen ditën e sotme dy supersfidat e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Spektakël duket i garnatuar në “aksin” Korçë-Shkodër.

Në orën 16:45, në qytetin e Korçës, do të përballen Skënderbeu dhe Partizani, një takim tepër interesant, që i ka dhënë tonusin futbollit shqiptar sezonet e fundit. Bardhekuqtë e Migen Memellit dhe “demat” e Ilir Dajës, do të kërkojnë pikët e para në këtë kampionat, pas disfatave në javën e parë.

Ndërkohë që mbrëmja e sotme do të kulmojë me duelin Vllaznia-Teuta, që do të luhet në orën 19:45 në “Loro Boriçi”.

Pas triumfit në javën e parë, të dy ekipet do të kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Vlen të theksohet fakti se shkodranët dhe durrsakët, në sezonin e kaluar, luftuan deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion, që u fitua nga Teuta e Edi Martinit.

https://www.photojoiner.net/image/mdVObmnx

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *