• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Arbitri kërcënohet teksa shikon VAR-in, reàgon Artan Hoxha: U bë présion edhe…(VIDEO)

Byadmin

Sep 18, 2021

Minutat e fundit kaotikë në mbyllje të ndeshjes mes Dinamos dhe Laçit, kanë sjellë edhe një ngjarje skandaloze në “Elbasan Arena”.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e filmuara nga tribuna e stadiumit, ku në momentin e VAR-it për golin e Roganoviç, gjyqtari ishte nën presionin e tifozëve kurbinas për të dhënë një vendim në favor të skuadrës së tyre.

Në video shihen tifozë teksa fyejnë e kërcënojnë gjyqtarin, ndërsa bëjnë të njëjtën gjë edhe me kapitenin e Dinamos, Agim Ibraimi, i cili kërkonte shpjegime në ato momente përreth vendimit të kryesorit për gjuajtjen e Roganoviç.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS

VAR-I në kushtet e Superliges shqiptare.

Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Laçit, VAR dyshon për pozicion jashtë loje, dhe i kërkon kryesorit të shikojë vetë pamjet.

Arbitri pasi u “konsultua” me “ekspertët”, e pa të udhës të kthehej shëndoshë e mirë si kokrra e mollës në shtëpi…

Në fund të fundit një gol është edhe pse Dinamo me protokoll është skuadër pritëse…

Nuk po them për lojtarët dhe stafin e Dinamos, që i kërcënuan me çfarë u përmban pragu.

Kompania e sigurisë që për koincidencë qëlloi që është ajo e FSHF-së, as nuk u shqetësua fare se si kërcënohej kapiteni i Dinamos, Ibraimi, para të afërmve të vet.

Si fillim nuk është keq, gjyqtari dhe stafi i Dinamos shpëtuan vetëm me një “paralajmërim”, por herën tjetër këta tipat, fare mund të kapërcejnë gardhin dhe t’i fusin një plumb ekranit të VAR-it…..

Video e marrë nga Facebook i gazetarit Artan Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *