• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Roshi dhe Selmani vendimtarë për Boluspor por Bregu ngrihet në piedestal! (FOTO)

Byadmin

Sep 18, 2021

Edhe pse jo me gola futbollistët shqiptarë në Europë po ndihmojnë skuadrat e tyre. në ligën e dytë turke futbollistët shqiptarë të Boluspor ishin vendimtarë në fitoren e skuadrës së tyre ndaj Keçiörengücü.

Fillimisht Dejvi Bregu nga goditja e këndit dha një harkim të saktë për gol. Ndërsa Odise Roshi i cili luajti për 82 minuta me inkursionet e tij drejt portës kundërshtare krijoi disa raste për gol. Në njërin prej tyre përsëri bregu përfitoi duke dhënë asist në golin e tretë.

Ndeshja e luajtur në transfertë u fitua 3-0 dhe rol të veçantë në këtë sukses pati edhe portieri Gentian Selmani i cili shpëtoi portën nga gola të sigurt.

Boluspor është skuadër në vendin e 8 të renditjes pas ndeshjes së javës së 4 të ligës së dytë turke dhe pretendon për tu ngjitur në Superligë në sezonin e ardhshëm.

Bregu ka qenë vendimtar në këtë takim pasi ka dhuruar asist në golin e dytë dhe të tretë për Bolusporin.

Ndërkohë falë kësaj performance, Dejvi Bregu ka fituar një vend në formacionin e javës.

Futbollisti që dha kontributin e tij edhe te Teuta për t’u shpallur kampion do të niste aventurën në Ligën e Parë Turke për të shfaqur vlerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *