• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Shkëmbi: Mungon një penallti për ne! Vukçeviç: Skuadra tregoi karakter e cilësi!

Byadmin

Sep 17, 2021
shkembivukcevic

Dinamo pa t’i ikte fitorja nga duart në minutat e fundit të ndeshjes me laçin dhe pikërisht ky fakt ka mërzitur jo pak trajnerin Shkëmbi, që në intervistën për Supersport analizoi ndeshjen dhe deklaroi se duhej të kishin bërë më mirë në finalizim.

Vuajtët fillimin agresiv, por më pas e kontrolluat. E kishit parashikuar kështu?
Nuk e kishim parashikuar, por erdhi i tillë fillimi i ndeshjes, Hymë në lojë me shumë vonesë dhe vuajtëm shumë në 20 minutat e para, por u përmirësuam me kalimin e minutave. Dominuam lojën në shumë momente më pas, por futbolli është i tillë, që rastet e krijuara duhet t’i bësh gol.

A i ke parë episodet që sot u vendosën nga VAR-i? Cili është opinioni juaj për këto?
Nuk kam dëshirë të komentoj vendimet e arbitrave pas ndeshjes, megjithatë më kanë thënë që ishte një penallti për ne. Nuk do të hyj në polem,ika gjithsesi.

Deri ku mund të shkojë Dinamo?
Unë jam i bindur që do të bëjmë një kampionat shumë të mirë, pasi klubi është organizuar mirë dhe ka sjellë lojtarë shumë cilësorë. Kjo ma shton ndjeshëm besimin se do të përfaqësohemi në mënyrë dinjitoze.

Dukeni pak i mërzitur për këtë barazim?
Një barazim ndaj Laçit nuk është fundi i botës, por kur të ikën fitorja në minutat e fundit, “djeg” më shumë. Megjithatë nuk jam i mërzitur, thjesht pak i lodhur.

Trajneri Dejan Vukiçeviç u shfaq mjaft i lumtur me paraqitjen e të tijve dhe veçanërisht reagimin pas humbjes me Vllazninë.

Sa e vështirë ishte të ndryshonit sjelljen e skuadrës, pas humbjes ndaj Vllaznisë në javën e parë?
Kjo është puna jonë. Është shumë e lehtë të përgatitësh një ndeshje pas një fitoreje, por vështirësia qëndron të motivosh djemtë pas një humbjeje. Kishim një punë shumë të vështirë këtë javë, por ia dolëm mirë. Jemi stërvitur shumë mirë, kemi analizuar kundërshtarin dhe jam i sigurt që e kishim përgatitur shumë mirë këtë takim. Jam i lumtur me atë që pamë në fushë, pasi kuptova që ky ekip mund të ringrihet shumë thjesht. Kemi kontrolluar ndeshjen dhe krijuam mundësitë tona për të shënuar me Zarubicën, por 15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të vetmet ku stonuam. Për autogolin nuk kam çfarë të them, pasi është diçka që ndodh në futboll, megjithatë besoj te cilësitë e lojtarëve, që punojnë shumë mirë dhe sot treguan karakter, me golin e barazimit, që ishte mjaft i bukur.

U duk sikur Mazrekaj ndryshoi ndeshjen. Pse nuk luajti nga fillimi?
Të gjithë i dimë cilësitë e Mazrekajt, por dimë që edhe gjendja e tij fizike nuk është më e mira, ndaj kur e nis nga fillimi, vuan me kundërshtarët e freskët. Fola me Mentorin dhe i shpjegova që do ta nisë nga stoli vetëm për zgjidhje taktike, pasi ka cilësitë e duhura për të bërë diferencën në 30 minutat e fundit.

Sa informacion keni pasur për Laçin, para se të uleshit në pankinë? Sa larg mund të arrijë kjo skuadër?
Shumë informacion. Kur shkon diku, duhet të dish shumë gjëra për atë vend ku shkon. Jo vetëm për laçin, por edhe për historinë e vendit, traditën, kulturën, etj. Duhet të dish sa më shumë gjëra dhe unë e njihja mirë Laçin para se të vija këtu. Unë që ditën e parë erdha për të punuar dhe e dimë që na pret një rrugëtim shumë i gjatë, me shumë durim e punë, por ky ekip ka cilësi dhe mund të bëjë më mirë. Edhe të tjerët kanë cilësi në kampionat, por po tentoj të ndryshoj disi stilin e lojës, duke u përshtatur edhe me kundërshtarët, por gradualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *