• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Abrashi i dëmtuar, trajneri i tij: Kthehet shpejt, ka mish…shqiptari!

Byadmin

Sep 16, 2021

Amir Abrashi pësoi një dëmtim serioz në përballjen e Shqipërisë kundër Hungarisë.

Për këtë arsye futbollisti do të dilte nga fusha e blertë dhe pritet që të mos rikthehet për të paktën katër javë.

Të paktën këtë e thotë e zakonshmja dhe gjuha mjekësore, por trajneri i “pitbullit tonë”, Giorgio Contini, mendon ndryshe.

Tekniku i Grashopërs është i qetë dhe pret që Abrashi të jetë më shpejt në fushën e blertë. Mes batutës, “Blick” raporton fjalët e Contini:

“Abrashi ka mish shqiptar, do të shërohet më shpejt”. Padyshim që këtë e uron edhe Reja, megjithëse duket se gjasat janë thuajse zero që këtë lojtar ta kemi në organikë për ndeshjet e tetorit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *