• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

City nuk fal, PSG ngec, Reali mposht Interin brenda, Liverpool fitore e çmendur ndaj Milan (VIDEO)

Byadmin

Sep 15, 2021

Liverpuli dhe Milani kanë dhuruara një tjetër ndeshje epike mes tyre në Ligën e Kampioneve, ku sot ndesheshin për herë të parë në fazën në grupe të turneut. Në fund kanë dalë triumfues anglezët, me një sfidë ku ka patur gjithçka.

Liverpuli e nisi takimin me furi, duke shënuar një gol të shpejtë falë devijimit të Tomori pas gjuajtjes së Aleksander-Arnold. Në minutën e 14, Salah kishte mundësinë të mbyllte sfidën me një penallti por u ndal nga Menja, i cili mbajti në lojë skuadrën e tij. Me kalimin e minutave kuqezinjtë u zgjuan dhe goditën dy herë brenda 2 minutash, me Rebiç dhe Diaz të cilët përmbysën rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë.

Për fatinë  Liverpulit, Salah nuk iu deshën shumë minuta për të barazuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe të kuqtë diktuan ritmin e tyre duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit derisa e gjetën me një gjuajtje të Henderson. Dueli vijoi me shumë emocione deri në vërshëllimën përfundimtare, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të tundte përsëri rrjetën, duke bërë që Liverpuli t’u gëzohej 3 pikëve të para në grup.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Atletiko Madrid dhe Portos është mbyllur në një barazim pa gola, pas një sfidë ku gjuajtjet në portë ishin me piktore e rezultati dukej më i përshtatshmi.

Mançester Siti ka triumfuar me rezultat tenistik 6-3 përballë Lajpcigut duke dominuar në çdo aspekt.

Ishte një ndeshje ku Guardiola la jashtë një pjesë të mirë të yjeve të skuadrës, por spektakli nuk mungoi. Në pjesën e parë u shënuan 4 gola, Ake dhe Mahrez për Sitin dhe Nkukun për gjermanët ndërsa Mukiele shkaktoi autogol në favor të ‘’qytetarëve’’. Në pjesën e dytë, Siti shënoi dhe 3 herë të tjera me Grilish, Kanselo dhe Gabriel Zhesus, ndërsa gjermanët ngushtuan dy herë rezultatin me Nkukun i cili realizoi tripletë mbrëmjen e sotme.

Në sfidën tjetër, PSG-ja u ndal në një barazim befasues 1-1 me Klub Bryzhin. Herrera kaloi në avantazh parisienët në minutën e 15-të të takimit, por Vanaken barazoi gjithçka në minutën e 27-të. Një dështim në start për Lionel Mesin dhe shokët e tij, që marrin një barazim turpërues përballë një skuadre të lehtë në letër.

Interi ka pësuar një humbje shokuese 0-1 kundër Real Madrid duke e pësuar vetëm në minutën e fundit të takimit.

Zikaltrit bënë një lojë të mirë duke krijuar disa raste me Xhekon dhe Lautaron, por pa rezultat. Reali dominoi në pjesën e dytë duke marrë kontrollin e lojës, dhe u desh të vinte fundit i takimit që madrilenët të shënonin. Rodrigos të ardhur nga stoli i mjaftuan vetëm 15 minuta për të ndëshkuar zikaltrit dhe për t’i dhënë 3 pikët e para në grup Realit.

Interi nuk arrin të hakmerret dot pas dy humbjeve të pësuar sezonin e kaluar kundrejt Realit, ku mesa duket skuadra spanjolle e ka gjetur recetën e fitores me zikaltrit.

Ajaksi ka treguar se do të rivalizojë me Borusia Dortnund për kreun e grupit C në Ligën e Kampioneve.

Skuadra holandeze ka fituar me goleadë 5-1 në fushën e Sporting të Lisbonës, duke u ngjitur përkohësisht në kreun e grupit falë golavarazhit më të mirë se gjermanët. Gjithçka ishte meritë e Sebastian Haler, i cili sot ishte i pamëshirshëm me 54 gola të shënuar në këtë sfidë.

Ai shënoi dy të parët që në 9 minutat e parë të sfidës, duke ia bërë më pas të thjeshtë duelin skuadrës së tij e cila ndëshkoi çdo pavëmendje të mbrojtjes vendase, për një fitore të rëndësishme për ecurinë në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *