• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Pikantet e Tirana-Skënderbeu/ Përqafime, sherr dhe ankesa ndaj gjyqtarëve

Byadmin

Sep 13, 2021

Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut ka kthyer tifozët kryeqytetas përsëri në stadiume.

Një kthim me probleme me sa duket pasi nuk kanë munguar përplasjet që në ndeshjen e parë të bardhebluve, siç mund të lexoni në pikantet e sfidës që ju sjell në vijim PANORAMA SPORT.

– Numër relativisht jo shumë i madh tifozësh për sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut. Te korçarët shumë pak tifozë, ndërsa nuk mungonin dy grupimet “Fanatics” dhe “Capital Crew”. 2000 tifozë ishte numri i atyre që ishin në stadium.May be an image of 18 people, people standing and crowd

– Për sistemin VAR ishte vendosur një kabinë e veçantë në anën e djathtë të pankinave.

– “Ditët, muajt pa ty duken shekuj” ishte parulla e “Fanatics” e hapur në stadium. Po kështu, tifozët e Tiranës e ekzagjeruan me parulla të tjera në adresë të korçarëve, që mund të konsiderohen fyese.

– Përqafim Shehi-Memelli në nisje dhe në fund të takimit. Dyshja ka njohje të vjetër.May be an image of 3 people, people standing, outdoors and text that says 'K.F.TIRANA DITAL TEW'

– Sherr Zguro-Ngo para goditjes së parë të këndit. Jorgji këshillon të dy, ndërsa më pas i ndëshkon me nga një karton të verdhë. Karton që do të rezultojë fatal për lojtarin e Skënderbeut. Memelli nuk përmbahet në tribunë dhe u ulëret të tijve: “Shpejt, shpejt”. Nga ana tjetër, Shehi e ka me Xhixhën: “Hapu Xhixha”. Po kështu, trajneri i Tiranës ka qenë shumë i tensionuar gjatë lojës. Memelli i jep dorën Zguros, edhe pse ky i fundit doli me karton të kuq dhe ndërhyn menjëherë duke bërë një tjetër zëvendësim. Memelli proteston për dy faulle, një herë të kryesori Jorgji dhe te anësori Rexha.May be an image of 5 people, people playing football, people standing and grass

– Ngatërrim tabele në zëvendësimin mes Gjumsit dhe Hotit. Tabela shënon numrin 10 që është Limaj. Alarmohet Shehi që ndryshon zëvendësimin.

– Sherr te pjesa e “Fanatics” mes tifozëve, por ndërhyn policia. Ka edhe një të plagosur i cili merr ndihmën e parë nga mjekët e ndihmës së shpejtë, ndërsa disa persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

– Para ndeshjes një tifoz bardheblu ndihet keq dhe rrëzohet nga shkallët. Mjekët e ekipit të Tiranës ndërhyjnë dhe mjekojnë tifozin, i cili ishte çfarë në ballë.May be an image of 1 person, standing and outdoors

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *