• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Vdíq nga COVID-19, reagon Duka: Ylli njeri i jashtëzakonshëm, do të kujtojmë me shumë dashuri! (FOTO)

Byadmin

Sep 13, 2021

Pas lajmit shòkues të vdékjes së fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali, ka reaguar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, duke shkruajtur se ky është një moment i vështirë i futbollit shqiptar dhe se shërbeu për 27 vite një njeri i jashtëzakonshëm në ekipin e Kombëtares shqiptare:

REAGIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, ARMAND DUKA –

“Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kòbshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një bétejë të gjatë e stérmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhémbshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të préhet në paqe. 

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *