• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Numër i çuditshëm në fanellë, Manaj bëhet gati për debutimin në Serinë A

Byadmin

Sep 12, 2021

Rei Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë.

Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Specias.

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Mota, për sfidën ndaj Udinezes që do të startojë në orën 15:00.

Image

Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim.

Sipas “Sportmediaset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54. Kujtojmë që te Shqipëria Manaj mban numrim 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *