• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ndreu: Lojtarët menduan se është miqësore! Shkëmbi: Dinamo është për titull!

Byadmin

Sep 12, 2021
ndreushkembi

Kastrioti i mund sot me shifrat 0-2 nga Dinamo. Trajneri i ekipit krutan, Ramadan Ndreu pas ndeshjes foli për Super Sport dhe paralajmëroi vuajtje të tjera pas kësaj humbje.

“Pësuam shumë shpejt. Edhe vjet i kemi vuajtur ndeshjet e para, na janë dukur miqësore. Nuk kemi pasur kohë për të përgatitur skuadrën. Kanë ardhur lojtarët me shumë vonëse dhe nuk kemi fizikisht dhe taktikisht në nivel. E kam thënë se do vuajmë në këto ndeshje të para derisa të hyjmë në ritëm. Pjesa më e madhe janë të rinj dhe nuk e kuptojnë se loja nis në sekondën e parë dhe pëson gol. Hasani ka nevojë për kohë dhe vjen pas dëmtimit, do shumë kohë që të kapë ritmin e skuadrës”.

“Kemi nivel, por na mungon gjendja fizike. Me vazhdimin e javëve do përmirësohemi, kemi nivel dhe besoj te djemtë e mi“, tha Ndreu.

I kënaqur me debutimin e Dinamos në Abissnet Superiore, në ndeshjen e parë pas 9 viteve mungesë, trajneri i bluve Bledi Shkëmbi i cili në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu suksesin 0-2 në Kamëz ndaj Kastriotit.

“Jam i kënaqur për pjesën e parë, doja që edhe në të dytën të luanim në të njëjtën mënyrë. Na falet sepse kemi nevojë për kohë. Nuk duhet t’i falim kundërshtarit gjithë lojën në pjesën e dytë. Më vjen mirë që Chinedu shënoi dy gola. Jam i bindur që së bashku me Skukën dhe Gjatën do jenë golashënues. E rëndësishme është të tregojmë atë për të cilën punojmë. Ky ekip është investuar për të luftuar për titullin kampion. Tifozëve unë u siguroj vetëm se do luftojmë fort për fitore ndaj çdo kundërshtari. Në fund bëhen llogaritë”.

“Ibraimi është qershia mbi tortë e jona dhe jam i bindur se do japë shumë më shumë seç dha sot. U përgatitëm mirë në miqësore dhe besova se rezultatet e mira do vinin. Por fjalët e mira mbarojnë direkt pas kësaj interviste dhe vazhdon puna për të përgatitur ndeshjen tjetër“, u shpreh Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *