• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Muçi futet nga stoli dhe dhuron spektakël me Legian (VIDEO)

Byadmin

Sep 12, 2021

Ernest Muçi ishte i pafat në përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Slaskut. Devijimi i portierit dhe më pas shtylla e majtë pingule, i mohuan një supergol talentit 20-vjeçar.

Vetëm pak minuta i mjaftuan Muçit për të rrëmbyer skenën me Legian e Varshavës.

Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 73-të, ndërkohë që në fundin e takimin, mund të shpëtonte skuadrën nga humbja 1-0, por fati nuk ishte me Legian dhe futbollistin shqiptar.

Pasi shmang bukur lojtarin që kishte përpara, Ernest Muçi nxjerr topin në pozicion për të goditur me të majtën e tij. 

Topi fillimisht prek në tokë, devijohet lehtë nga portieri dhe përfundon në shtyllë.

Këto lloj gjuajtjesh janë kthyer në një specialitet të preferuar për 20-vjeçarin, i cili ka realizuar dy gola kryevepër në këtë mënyrë me Legian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *