• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

Ilda Bejleri rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne! (FOTO)

Byadmin

Sep 12, 2021

Ilda Bejlerin jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores së sportit.

Duket se këtë sezon, ajo nuk ka zgjedhur këtë fushë pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

“Dance Reality Show” titullohet “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.

Kujtojmë se një ndër lajmet që bëri shumë bujë ishte ai i pak viteve më parë kur Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një përplasje që bëri mjaft zhurmë. Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre.

Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin pasi siç thuhet të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Plasi! Pasi ai tha që e pushoi nga puna, Ilda Bejleri ia bën 1 me 0  Shakohoxhës – iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *