• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gjimshiti i pafat, VAR-i i prish festën e golit me Atalantën (VIDEO)

Byadmin

Sep 12, 2021

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke gjetur rrugën e rrjetës me Atalantën, por që u anulua nga gjyqtari për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Gjimshiti shfrytëzoi mirë një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë pas 10 minutash lojë, por për arbitrin goli ishte i parregullt.

Gjyqtari ishte i pavendosur dhe iu drejtua VAR-it duke marrë dhe një vendim përfundimtar pasi në momentin e golit, në aksion mori pjesë dhe Duvan Zapata i cili ishte pozicion jashtë loje.

I pafat qendërmbrojtësi kuqezi që shënoi golin e parë për Atalantën këtë sezon, por që fatëkeqësisht nuk ishte i vlefshëm.

Klubi i Atalantës e cilëson veten të dëmtuar në ndeshjen ndaj Fiorentinës, ku shumë episode u vendosën nga VAR duke orientuar në mënyrë të caktuar sfidën. Dy janë episodet kryesore që kanë bërë që në Bergamo të nisin polemikat menjëherë pas ndeshjes së humbur 1-2.

I pari është goli që iu anulua me VAR Berat Gjimshitit, për një pozicion jashtë loje të Zapata i cili nuk preku topin. Ndërsa i dyti është për një prekje të topit me dorë të Mehle që u akordua penallti. Drejtori i përjgithshëm i Atalantës, Umberto Marini, nuk është kursyer menjëherë pas sfidës.

“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime dhe diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve.

Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Mehle nëse ndaj Bolonjës nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat. Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë. Askush nuk thotë asgjë, edhe pse flitet shumë për komunikimin”, theksoi drejtuesi i Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *