• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Shehi me të gjithë lojtarët, Memelli në fushë me 5 mbrojtësa. Mësoni formacionet e mundshme në Tirana-Skënderbeu

Byadmin

Sep 11, 2021

Abissnet Superiore ngriti siparin me përballjen Teuta-Partizani mbrëmjen e djeshme, me durrsakët që triumfuan me rezultatin minimal 1-0, ndërsa pasditen e sotme do të bëjnë debutimin sezonal edhe katër skuadra të tjera.

Tirana do të përballet me Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Shehi ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa pasdite skuadra u grumbullua në një nga hotelet e kryeqytetit. Ekipi gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Me shumë mundësi ekipi do të nisë me Likën në portë që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, si lojtari më i vjetër i skuadrës bardheblu.

Edhe trajneri Orges Shehi është shprehur optimist, teksa kalendari i ka vënë përballë Skënderbeut në ndeshjen hapëse, me korçarët që edhe këtë sezon i kanë besuar elementit të ri dhe objektiv do të kenë padyshim mbijetesën.

Ndërsa Skënderbeu pritet të rreshtohet me modulin 5-3-2 ku në majën e sulmit pritet të jenë Bismark dhe Mensah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *