• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Shehi: Kampionat shume i luftuar! Memelli: Tiranës ia dhuruam fitoren!

Byadmin

Sep 11, 2021
sheshi-memelli

Fitorja e Tiranës ndaj Skënderbeut sigurisht që e ka lënë të kënaqur trajnerin Orges Shehi, i cili në “Gol pas Goli” u shpreh:

 “Në pjesën e parë kishim vështirësi, gabuam në vendosje te goli i pësuar. Në pjesën e dytë gabuam edhe në metodën e lojës. Sa më shumë të shënojmë, aq më mirë. Jam i kënaqur. Jam i kënaqur si në fazën difensiv dhe në atë ofensive. Më vjen mirë që Ngoo shënoi dy gola dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Jemi mangët me kontingjentin për shkak të largimeve në momentet e fundit. Ato na lanë një boshllëk. Mendoj që do të fokusohemi te kontingjenti që kemi. Shpresoj që të arrijnë sa më shpejt Gyamfi dhe Danso për t’u kompletuar. Pas pjesës së parë ndryshuam, për të mbyllur hapësirat që kishim. Behiratche rrezikonte të ndëshkohej me të kuq. Manovra jonë ishte të shtynim nga krahët. Në pjesën e dytë bëmë mirë. Mungesa e një lojtari ndikon. Me direktivat pas pjesës së parë, mendoj se u përmirësuam. Pësuam shumë shpejt, nuk kishim kohë as për të festuar. Duhet të jemi pak më shumë agresivë.”

Kampionat i luftuar: “Është një kampionat shumë i luftuar, për shkak edhe të organikës së skuadrave. Janë 6 ose 7 pretendentë. Ai që do të gabojë më pak dhe do të ketë vazhdimësi do t’ia dalë të jetë në krye. Ky është opinioni im për këtë kampionat.”

Sistemi VAR: Para disa ditësh, FSHF na mblodhi për të na shpjeguar VAR-in, i cili ndihmon shumë në futboll. Gjyqtarët dy sy kanë, edhe mund të gabojnë. VAR-i është i domosdoshëm. Duhet t’i kuptojmë edhe ne gjyqtarët, se e kanë për herë të parë”.

Migen Memelli merr përgjegjësinë për humbjen e Skënderbeut ndaj Tiranës. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se kartoni i kuq i Zguros vendosi shumë sa i përket rezultatit.

“Nuk e filluam mirë dhe pësuam, më pas manovruam shumë mirë dhe erdhëm te goli. Kur shënon ndaj Tiranës lojtarët kanë ndjesinë se mund të bëjnë mirë. U penalizuam nga karti i kuq i Zguros. Më pas ishim keq në të dyja fazat e lojës. Ishim më vonesë dhe lojtarët u bllokuan dhe lanë topa në zonat e goditjes. Përgjegjësi kryesor jam unë dhe duhet t’i kisha bërë gjërat shumë më mirë edhe për gjëra që mbeten në dhomat e zhveshjes. Tirana më pas na vuri në presion dhe shënoi golat.

Impakti i VAR-it: “E kam thënë që do ta përmirësojë futbollin tonë. Pjesa kryesore e lojtarëve me eksperiencë Rexhepi, Meksi dhe Mara, duhet të marrin më shumë përsipër. Kampionati është i gjatë. Lojtarët janë njerëz dhe ata mund të gabojnë.

Tirana fitore “të dhuruar”: “Kjo është një ndeshje që u humb nga detajet dhe po të shikosh ndryshimin mes dy pjesëve, në të parën ishim të barabartë me Tiranën, ndoshta më mirë se ajo. Ne do të përballemi me të gjitha skuadrat e Superiores si të barabartë dhe jam shumë i sigurt për këtë. Më dhemb, sepse ia falëm vetë Tiranës, si te kartoni i kuq dhe te golat. Nëse shikojmë lojën, nuk mendoj se Tirana do të fitonte me këtë rezultat. Gabimet tona në mbrojtje ishin suksesi i Tiranës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *