• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Igli Tare analizon Kombëtaren: Fotografia e momentit është premtuese, ndryshojmë me Bajramin dhe… Muçin!

Byadmin

Sep 11, 2021

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, igli Tare, aktualisht një nga drejtorët sportivë më të vlerësuar në futbollin europian falë sukseseve me Lacion, ka analizuar lojën e përfaqësueses shqiptare në ndeshjet e muajit shtator.

Në një intervistë të dhënë për “SportNews” me moderatoren Enxhi Biba, ai ka treguar ndjesitë e tij pas këtyre ndeshjeve të kuqezinjve që sapo u mbyllën dhe shohin Shqipërinë në vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit.

Situata e Kombëtares – “Fotografia e momentit të Kombëtares është shumë e bukur. Kjo është diçka premtuese, shpresëdhënëse, sidomos për dy ndeshjet e radhës që janë vendimtare për përfundimin e këtyre eliminatoreve. Besoj që në ndeshjen e parë me Poloninë pamë disa shkëndija të potencialit që ka skuadra jonë, por detajet bënë shumë diferencën, sidomos kur ke të bësh apo kur luan përballë lojtarëve të kalibrit botëror siç është Levandovski.

E mbi të gjitha në një ambient elektrizues, edhe në bazë të momentit të golave siç ishte në Varshavë. Sa i përket ndeshjes së dytë me Hungarinë, më pëlqeu shpirti i skuadrës se e kishin kuptuar rëndësinë e ndeshjes dhe mënyra e interpretimit ishte perfekte. Ndoshta ka pak mangësi sa i përket finalizimit se krijon shumë, por finalizimi akoma çalon pak. Por mbi të gjitha kryesorja ishte rezultati se vetëm ai kishte rëndësi. Për fat të mirë u arrit me shumë sakrifica, gjë që u pasqyrua në ndeshjen e dytë ndaj San Marinos, kur diferencën e bëri skuadra në pjesën e dytë, sidomos me futjen në lojë të Brojës, se ishte një lojtar që i dha shumë tone pozitive lojës sulmuese të skuadrës tonë”.

Moduli i Rejas – “Nuk është çështje moduli, është çështje thjesht rezultatesh. Trajneri mbi të gjitha bën çdo zgjedhje të mirë në bazë të kualiteteve që ka dhe karakteristikave që ka, me ardhjen në skuadër të një lojtari si Bajrami, që i mungonte ekipit si karakteristikë e veçantë, duhet theksuar edhe një lojtar që më pëlqen shumë si Muçi i cili ka karakteristika të veçanta për lojën, me ardhjen e Bajramit skuadra jonë ka mundësi e mund të luajë ndryshe. Nga 3-5-2 kalon ne 3-4-2-1 që është modul shumë ofensiv. Kjo ishte skema me San Marinon dhe besoj se mund të jetë në të ardhmen një skemë ku mund të bazohet skuadra”, tha Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *