• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Thyerja e mallkimit në Laç, lojtarët e Vllaznisë “e djegin” në dhomat e zhveshjes

Byadmin

Sep 11, 2021

Një ndeshje dhe fitore e çmendur e Vllaznisë ndaj Laçit me rezultatin 3-5 në stadiumin e qytetit të Laçit, teksa thyen dhe mallkimin prej 7 vitesh në Laç ndaj këtyre të fundit.

Ishte një ndeshje me shumë gola ku 6 u realizuan që në fraksionin e parë të lojës dhe 1 u shënua në fillimin e të dytës.

Ishte një ndeshje mes spektaklit, ku shkodranët treguan një lojë mjaft të mirë në fazën e sulmit, por disa gabime të evitueshme në prapavijën e mbrojtjes çuan në një sfidë të hapur, ku Laçi ju përgjigj dhëmb për dhëmbë.

Megjithatë, tre pikët shkuan për Vllazninë e cila e ka festuar këtë fitore si një ndeshje për titull kampion.

Në video shikohet se si kërcejnë futbollistët e Vllaznisë teksa atmosfera në grup duket mjaft e mirë.

Një start kampionati shumë i mirë për shkodranët, që këtë vit pritet të jenë ndër pretendentët kryesorë për titull kampion në Kategorinë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *