• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Njeriu i momentit te Shqipëria, Armando Broja feston 20-vjetorin e lindjes, mesazhi me fanellën e kombëtares

Byadmin

Sep 10, 2021

Armando Broja, lojtari shqiptar i momentit feston sot 20-vjetorin e lindjes. Sulmuesi po kalon momentin më të mirë në karrierë deri më tani edhe pse është shumë premtues.

20-vjeçari ishte heroi i fitores së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Hungarisë me një gol tipik prej sulmuesi finalizues teksa nuk mungoi dhe me një tjetër gol ndaj San Marinos.

Ai ka dhënë një mesazh për veten në Instagram, teksa thekson se për të viti që la pas ka qenë me ulje-ngritje, momente të vështira dhe të mira, por ai shpreson për më shumë vite të mrekullueshme

“Falenderoj zotin për një vit më shumë, me ulje ngritje, momente të vështirë dhe plot momente të bukura për të më bërë burri që jam sot. Inshallah sa më shumë vite të tjera të mrekullueshme përpara.”- shkruan Broja.

Ai do të kthehet tek Southampton teksa pret të debutojë në Premier League. Me ‘The Saints’ ai ka luajtur një ndeshje në Carabao Cup ndaj Newport County ku ka shënuar 2 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *