• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëria ëndërron vendin e dytë në grup, ja si shkohet në Botërorin “Katar 2022”

Byadmin

Sep 9, 2021

Shqipëria është duke ëndërruar për ta mbyllur në vendin e dytë në grupin I. Në Botërorin “Katar 2022” do të shkojnë 13 përfaqësuese nga Europa.

Në kualifikueset zyrtare, direkt në Botëror kualifikohen vendet e para (10).

Më tej, 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve dhe 12 skuadra të ndara në 3 grupe me nga katër do të çojnë vetëm 3 ekipe në Katar.

Në total, nga Europa, 13 përfaqësuese do të marrin pjesë në Botërorin “Katar 2022”.

Humbja e polakëve ndaj “3 Luanëve” do të na shkonte më shumë për shtat, gjithsesi edhe barazimi nuk na i zbeh shpresat për vendin e dytë.

Ndërkohë për sa i përket Hungarisë, kundërshtar të cilin e mundëm më 5 shtator për herë të parë në histori, ata momentalisht ndodhet në vendin e katërt dhe që kanë 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *