• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Sali Berisha: Basha më telefonoi gjysmë ore para, nesër do të jem në kuvend!

Byadmin

Sep 9, 2021

Ish Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga Lulzim Basha vetëm gjysmë ore para se ai të njoftonte publikisht largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

“Së pari dua të shprehem që vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Zoti Berisha statuti është shkelur me dhjetra herë…

Berisha sot në "Opinion" përballë gazetarëve - Opinion.al

Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju. Sepse këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion. Këtu de facto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD si opozitë sovrane.

Fevziu: Mes jush dhe SHBA, Basha ka zgjedhur SHBA-në.

Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e PD nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide, vetëm e vetëm si një parti sovrane.

Fevziu: Ju ka marr Basha t’ju thotë?

Berisha: Zoti Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marr. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila I dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.

“Padiskutim nesër do shkoj në Kuvend”, tha Berisha në Syri.net.

Ai u shpreh se Basha e ka marr vendimin pa pyetur forumet e partisë. “Për të marrë në vendim të tillë Basha duhet të mblidhte kongresin e PD dhe të ndryshonte statutin ku te shtonte nenin që përjashtohen personat e shapllur non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky është vendimi i Bashës dhe asnjë forumi tjetër të partisë”,tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *