• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Roshi: Qëllimi është të mbajmë vendin e dytë! Laçi: Golin me Kombëtaren e kam ëndërruar që fëmijë!

Byadmin

Sep 9, 2021
laci-roshi

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Odise Roshi komentoi paraqitjen e tij i cili hyri nga stoli duke dhuruar dy asiste në fitoren e thellë të Shqipërisë 5-0 kundër San Marinos.

Gjetja e formës pas dëmtimit-Shpresoj të mos kem më dëmtime, dëmtimi e rrëzon shumë lojtarin. E rëndësishme është që fituam, nuk i nënvlerësuam, San Marino luajti në mbrojtje. Të gjithë e kemi mendjen te Hungaria, ajo do të jetë ndeshje shumë e fortë.

Vendi i dytë– Është vend shumë i mirë, shpresojmë ta mbajmë, për ta kap, e kapëm, halli është ta mbash. Ne duam të rezistojmë aty ku jemi, pavarësisht se Anglia është nënkampione Europe. Qëllimi është të marrim rezultat pozitiv me Hungarinë, ndërsa Poloninë e presim në shtëpi.

Rasti për gol– Isha me dy mendje, do isha shumë i lumtur po të shënoja, por skemi çfarë bëjmë një rezultat i bukur sot.

Qazim Laçi gjeti golin e parë me fanellën e Kombëtares, në triumfin 5-0 ndaj San Marinos, në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH, mesfushori dibran ndër të tjera u shpreh:

EMOCIONET E GOLIT TË PARË ME KOMBËTAREN- Emocionet janë shumë të medhaja. Është kënaqësi e madhe të shënojë një gol me ekipin Kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3 pikëshi. Ishte ndeshje serioze nga fillimi në fund. E vazhduam aty ku e lamë.

Asgjë nuk e mendova, e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, emocionet vijnë vetë.

Të gjithë lojtarët jemi të kënaqur me minutat që kemi. Nuk është gjë e lehtë për trajnerin. Kemi shumë minuta në këmbët tona, është e vështirë për trajnerin që të zgjedhë. Në kombëtare të gjithë lojtarët duhet të jenë gati gjithmonë që ekipi të ecë sa më lartë.

BISEDA ME REJËN- Nuk më tha ndonjë gjë speciale, më tha bravo për golin që shënove, bëri pak gallatë me mua, ishte i kënaqur me golin që shënova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *