• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Reja nuk përmbahet mbas ndeshjes, përqafim special me Keidi Baren (VIDEO)

Byadmin

Sep 9, 2021

Ndaj San Marinos nuk mjaftonte thjesht një fitore, por duhet një goleadë dhe Shqipëria e bëri më së miri këtë në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë arritën të shënojë 5 gola dhe të “flirtonte” me disa të tjerë në një mbrëmje spektakolare, të cilën Thomas Strakosha e shijoi në fushë si spektator pa pagesë.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u shfaq tepër i lumtur, pas triumfit 5-0 ndaj San Marinos.

Tekniku i Kombëtares, u kap nga kamera, teksa festoi i entuziazmuar me mesfushorin Keidi Bare.

Italiani më pas shkoi për të “ngacmuar” paksa Trashin, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi.

Ndërkohë që Ramdani dhe Qazim Laçi ishin dy futbollistët e radhës që u përgëzuan nga trajneri Reja, por më special padyshim ishte përqafimi special me Baren. Për më tepër shikoni videon e shkëputur nga fundi i ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *