• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Nga Broja tek Bare, ja sa lojtarë ka përdorur deri tani trajneri Edi Reja (FOTO)

Byadmin

Sep 9, 2021

Edi Reja mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në prill të vitit 2019 dhe që prej asaj dite, me italianin në krye të pankinës kuqezi janë përdorur 46 lojtarë.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja ka rastin të vendosë rekord pikësh sa i përket Shqipërisë në fazën e eliminatorëve në grupe.

Në 5 ndeshje kuqezinjtë kanë grumbulluar 12 pikë dhe projeksioni duke ditur se kemi edhe e Andorrën, është që minimumi ta mbyllim grupin me 15 pikë, që është rekord.

Me De Biazin Kombëtarja grumbulloi 14 pikë, me Brigelin 13 pikë, ndërsa me trajner shqiptar është Hafizi me 8 pikë. Nëse do të llogaritej me sistem trepikësh në fitore, Bajko do të ishte më lart.

Trajneri theksoi dje se vazhdon të kërkojë futbollistë, por nga ana tjetër, është i kënaqur edhe me grupin aktual.

Ai ka krijuar një bazë që mund të japë sukses shumë shpejt. Afrimet e Nedim Bajramit dhe Armando Brojës kanë shtuar cilësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *