• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Çokaj: Debutimi? Kjo ka qenë ëndrra ime që i vogël! Broja: Është gjë e mirë kur shikoj shokët që kënaqen me gola!

Byadmin

Sep 9, 2021

Enis Çokaj debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Kombëtares A. Mesfushori 22-vjeçar, u shpreh tepër i lumtur, teksa në prononcimin pas ndeshjes, ndër të tjera u shpreh:

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, pasi morëm edhe vendin e dytë në klasifikim dhe për këtë gjë jemi shumë të lumtur. Të them të drejtën e prisja këtë debutim, jam shumë i gëzuar.

Kjo ka qenë ëndrra ime që i vogël, që të luaja për Kombëtaren shqiptare dhe sot e arrita. Skuadra në çdo ndeshje është e karikuar. Do të japim 100 % në fushë, kam shumë besim që mund të dalim të dytët.

Ndeshjet e tetorit janë 2 ndeshje vendimtare, pasi luajmë përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë, por besoj se ky grup do të arrijë shumë lartë, pasi kemi shumë cilësi dhe besoj se do të dalim cilësi tek te dyja.

Në ndeshjet që kemi luajtur brenda, tifozët kanë qenë lojtari i 12-të. I falenderojmë dhe i mirëpresim edhe në ndeshjet e tjera”, u shpreh Çokaj.

Një ndër protagonistët kryesorë në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos ishte dhe sulmuesi Armando Broja i cili vetëm në një pjesë loje i aktivizuar dhuroi 2 asiste dhe shënoi 1 gol.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Broja u shpreh:

Paraqitja e mirë: Nuk është vetëm që luaj unë, luan e gjithë skuadra, sot për mua ishte shumë mirë, morëm 3 pikë bëmë shumë gola, është gjë mirë të vazhdojmë kështu të shkojmë në Hungari e Angli kështu.

Skuadër sulmuese: Sot duhej të bënim sa më shumë gola, kishim raste për të bërë më shumë, ishte ndeshje e kompeletuar dhe para tifozëve shqiptar është gjë e bukur.

Ndjesia: Trajneri më ka aktivizuar avash-avash, me Poloninë s’kam luajtur, me Hungarinë luajta 20 minuta, sot një pjesë loje. Sa më jep trajneri minuta unë mundohem të luaj. 2 ndeshje 2 gola është mirë për mua, pra do të vazhdoj kështu, është mirë për mua.

Asisti për Uzunin: Sulmuesi duhet me dhënë dhe gola, jo vetëm të bëjë gola. Jam sulmues që kam qejf te jap asiste, të ndihmoj ekipin sa të mundem. Është gjë e mirë kur sheh shokët që kënaqen duke shënuar, jemi të gjithë bashkë një skuadër, është gjë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *