• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Broja është duke jetuar një ëndërr, zgjidhet në formacionin më të mirë në kualifikueset e Botërorit (FOTO)

Byadmin

Sep 9, 2021

Armando Broja është duke jetuar një ëndërr! Sulmuesi ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe dhuroi 2 asiste në triumfin 5-0 ndaj San Marinos.

19-vjeçari u vlerësua me notën 9.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që ditën e sotme, është përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit, për ndeshjet e raundit të gjashtë.  

Broja rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj si Depaj, Haland, Grizman, apo dhe Pjaniç.

Një ndër protagonistët kryesorë në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos ishte dhe sulmuesi Armando Broja i cili vetëm në një pjesë loje i aktivizuar dhuroi 2 asiste dhe shënoi 1 gol.

“Sulmuesi duhet me dhënë dhe gola, jo vetëm të bëjë gola. Jam sulmues që kam qejf te jap asiste, të ndihmoj ekipin sa të mundem”.

“Është gjë e mirë kur sheh shokët që kënaqen duke shënuar, jemi të gjithë bashkë një skuadër, është gjë e mirë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *