• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

U cilësua si tradhtar nga kosovarët dhe mori komente fyese, “Plisat” surprizojnë Ismajlin (VIDEO)

Byadmin

Sep 8, 2021

Që në momentin kur zgjodhi të largohej nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë, Ardian Ismajli ka kaluar vështirësi të shumta së bashku me familjen e tij.

Një grup i caktuar në Kosovë ka dërguar komente fyese dhe shpeshherë duke tejkaluar çdo cakë të mundshëm, ndërsa kjo është shprehur nga vetë babai i mbrojtësit të Empolit, Ilmi Ismajli.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit që u fitua ndaj Hungarisë në shifrat 1-0, Plisat kanë duartrokitur dhe thirrur në korr emrin e Ismajlit.

Tifo grupi nga Prishtina ka dhënë gjithë mbështetjen dhe dashurinë për këtë futbollist që pak ditë më parë u cilësua si “tradhtar” nga një tjetër faqe me shumë ndjekës në Kosovë.

Ismajli shkoi për të falënderuar Plisat dhe i dhuroi fanellën nga ndeshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *