• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Trajneri i San Marinos vlerëson kuqezinjtë: Pashë ekip të madh…

Byadmin

Sep 8, 2021

San Marino do të luajë ndaj Shqipërisë në mbrëmjen e nesërme, ndërsa për kuqezinjtë nuk duhet llogaritur gjatë kjo fitore.

Trajneri i Kombëtares modeste, Varella, ka vlerësuar lart kuqezinjtë.

Në konferencën për shtyp, tekniku është shprehur se Shqipëria është në nivelin e Polonisë dhe i sheh kuqezinjtë si ekip i madh.

“E pashë ndeshjen Poloni-Shqipëri. Doli një rezultat që la shije të keqe për Shqipërinë, por episodet sollën ato shifra.

Unë pashë një ekip të madh te Shqipëria, prandaj për ne do të jetë i njëjti nivel me Poloninë kjo ndeshje.

Vetëm shpresoj se disa episode do të kalojnë pak më mirë sesa sfida e dy ditëve më parë”, u shpreh Varella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *