• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Sinemati me krítíka pas fitores së Kombëtares: Ishte gol urréjtjeje

Byadmin

Sep 8, 2021

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme kundër Hungarisë, duke mbajtur gjallë shpresat për të prekur vendin e dytë në grup. Por pavarësisht lojës së mirë të zhvilluar nga kuqezinjtë, kritikat nuk mungojnë.

Në studion e emisionit “Procesi sportiv” Gëzim Sinemati është i mendimit se fitorja erdhi rastësisht për ekipin tonë kombëtar, ndërsa golin e Brojës e sheh si një gol urrejtjeje.

“Me ato emra që thotë Redi jam dakort që luajtën mirë, po ata dolën pa dashje. Ata erdhën nga stoli.

Po të ishin ata që u dënuan me të verdhë, këta rrezik nuk do të luanin. Ne ca gjëra na dalin rastësisht. Mos të hiqemi sikur e kishim ndërtuar këtë projekt.

Sepse edhe mënyra si festonte Broja ishte një zemërim, një lloj proteste. Dukej ajo, ishte gol urrejteje. Do pasonte apo s’do pasonte…

Atij i dha Zoti një çudi të madhe në goditje, sepse në fillim e filloi me mungesë ekuilibri aksionin“, ka thënë Gëzim Sinemati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *