• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëria humb “mushkëritë“ për dy sfidat e së vërtetës

Byadmin

Sep 8, 2021

Muaji tetor do të pasqyrojë një panoramë thuajse të përfunduar të grupit I. Hungaria, Polonia dhe Shqipëria do të përballen me njëra-tjetrën pas një muaji, ku do të zbulojnë se cili ekip do të ketë shanset më të mëdha për ta mbyllur këtë fazë kualifikuese në vendin e dytë.

Por lajmet e këqija vijnë që sot për Kombëtaren tonë. Trajneri Edi Reja duhet të llogarisë një forcë më pak në mesfushë.

Amir Abrashi ka lënë grumbullimin pas atij dëmtimi të pësuar në përballjen me Hungarinë dhe do të ketë një mungesë të konsiderueshme në fushën e lojës.

Flasin Abrashi dhe Lenjani, dy “vëllezërit” e Kombëtares – SportEkspres.com

Klubi zviceran i Grasshopper njofton se pas analizave të kryera, rezulton se futbollisti shqiptar ka këputur fibrat e muskulit të kofshës dhe do të ketë nevojë për një periudhë 1 mujore për t’u rekuperuar.

Marrë parasysh këtë, koha nuk do të jetë e mjaftueshme për të qenë pjesë e kuqezinjve muajin e ardhshë.

Kombëtarja humb kështu “mushkëritë“ e saj në mesfushë për sfidat e së vërtetës kundër Polonisë dhe Hungarisë.

May be an image of 2 people

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *