• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëri-San Marino, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Byadmin

Sep 8, 2021

Trajneri Edi Reja u ka dhënë fund dilemave para ndeshjes me San Marinon dhe ka publikuar formacionin me të cilin Shqipëria do të nisë ndeshjen në “Elbasan Arena”, të cilën mund ta ndiqni edhe në ekranin e Supersport 2, duke filluar nga ora 20:45.

Ashtu siç pati paralajmëruar Sueprsport një ditë më parë, në portë është rikthyer Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e Berishës, ndërsa në mbrojtje surpriza është Enea Mihaj, i cili do të luajë në vendin e Ismajlit, në krah të Kumbullës e Gjimshitit.

Në mesfushë konfirmohen Bare e Laçi në vendin e Gjasulës e Abrashit, të cilët nuk janë të disponueshëm për këtë takim, teksa ka sërish vend nga minuta e parë për Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë.

Në krah do të luajnë Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, me këtë të fundit që ka lënë pas dëmtimin, ndërsa në sulm rikthehet titullar Rey Manaj, i cili do të ketë partner Myrto Uzunin.

Ja formacionet e të dy ekipeve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *