• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëri-San Marino/ Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë, lushnjarit i anulohen edhe 2 gola (VIDEO)

Byadmin

Sep 8, 2021

Ka startuar në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë do të kërkojnë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e Shqipërisë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka rreshtuar një formacion që direktivat e shndërrojnë në 3-4-3, edhe pse skema tradicionale e vendosjes pa top është 5-2-3, me Bajramin forcë të shtuar për dyshen e sulmit që formohet nga Uzuni dhe Manaj.

Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi i vetëm është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj, ndërkohë në të majtë Trashi. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës. Për sa i përket Cikalleshit, sulmuesi kavajas nuk është në dispozicion në këtë përballje, për shkak të një dëmtimi.

LIVE: SHQIPËRI – SAN MARINO 1-0

Manaj 32′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje, sërish Manaj protagonist.

44′ Hysaj harkon një top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin të përfitojë Trashi brenda zonës.

42′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Bajramin, tentativa e mesfushorit ndalet nga portieri, por më pas gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

35′ Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

34′ Uzuni provon me një veprim të bukur akrobatik, por tentativa e talentit beratas, ndalet nga portieri mik, që largon rrezikun në këndore.

32′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Rei Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një asisti të Bares me kokë, sulmuesi lushnjar përfiton brenda zonës, duke goditur saktë. 

22′ Dominim absolut i kuqezinjve, që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e San Marinos, që është e mbyllur e gjitha mbrapa!

19′ Bajrami harkon në zonë, aty ku provon Kumbulla me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

19′ Tomzini është i ndëshkuari  i parë me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

12′ Tjetër shans i artë për Shqipërinë, kësaj here ishte Uzuni që provoi, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

10′ Bajrami provon me një predhë me të brendshmen në hyrje të zonës, tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

8′ Trashi provon të shërbejë për Uzunin në qendër të zonës, por talenti beratas ishte me një kohë vonesë.

3′ Kumbulla flirton me golin e avantazhit, pas harkimit të Bajramit, mbrojtësi i Romës, provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

2′ Kuqezinjtë menjëherë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *