• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

San Marino, ekipi me statistika amatorësh. Ja bilanci i ndeshjeve direkte me Shqipërinë

Byadmin

Sep 8, 2021

San Marino konsiderohet kombëtarja me rezultatet më të dobëta në futboll në arenën botërore. Kundërshtari i sotëm i Shqipërisë renditet në vendin e 209-të në ranglistën e FIFA-s për kombëtaret.

Renditjen më të lartë e ka pasur në shtator 1993, në vendin e 118-të. Ndeshjen e parë jozyrtare, San Marino e ka luajtur me Kanadanë më 28 mars 1986, ku janë mundur 1-0.

Ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e ka luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra. Fitorja në ndeshje zyrtare është tabu, madje shijen e suksesit San Marino e ka provuar vetëm në një miqësore, ku më 28 prill 2004 kanë fituar 1-0 ndaj Lihtenshtejnit.

Golin e parë në transfertë San Marino e ka shënuar pas 14 vitesh, pikërisht në eliminatoret e “EURO 2016” ndaj Lituanisë. Kjo kombëtare konsiderohet si më e dobëta në botë sa u përket arritjeve dhe ka një mesatare të pësimit të golave, mbi 4 gola për ndeshje.

Ndërsa precedentët e Shqipërisë me San Marinon janë tre, dy janë miqësore dhe tjetra është takimi i parë mes të dyjave në këto eliminatore të Katar 2022.

Shqipëria ka arritur të fitojë të treja takimet, dy të parat me rezultat 0-3 dhe takimin e fundit më 31 mars 2021 me rezultat 0-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *