• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Muça: Pikët me ekipet e vogla sna bëjnë punë! Hafizi: Me kundërshtar të tillë duhet shënuar shumë!

Byadmin

Sep 8, 2021

Trajneri i njohur shqiptar, Shkëlqim Muça është i ftuar në emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” ku u shpreh:

“Duke u marrë pikë të plota Andorrës e San Marinos nuk vlejnë, sepse dhe të tjerat mund tu marrin. Pikët vendimtare janë me kundërshtarët direkt Poloninë  e Hungarinë. Polonia është një hap përpara pasi na ka mundur thellë, por ne luajmë në Shqipëri dhe duhet rezultat pozitiv.

Duhet t’i shërbejmë gjithmonë ndeshjes së radhës, të marrim maksimumin. Do të ishte shumë mirë nëse Anglia e mund Poloninë.

Kemi mundësi për të bërë mirë pasi kemi lojtar të mirë, që aktivizohen, por duhen menaxhuar mirë. Sepse ka pakënaqësi për minutat, sulmuesit luajnë pak, i kushtëzon dhe skema. Lojtarët duhen menaxhar mirë pasi vijnë me pretendime të larta, vijnë nga ekipe të mira. Reja e ka këtë eksperiencë duhet të punojë shumë në aspektin psikologjik. Ekipi duhet të jetë kompakt”, tha Muça.

I ftuar në studion e Supersport, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi foli për ndeshjen e Shqipërisë me San Marinon si dhe komentoi përciptazi skemat e Rejës.

“Eksperienca e Rejës ka treguar që nuk është shumë elastik, qëndron shumë i vendosur ndaj skemave të tija të lojës, dhe kur ka qenë skuadra dhe në momente jo të mira. Ajo që ishte e detyruar ndaj Hungarisë, ishin dhe ca veprime që i bëri se ishte i kushtëzuar. Duhet të mendojë që kjo ndeshje shkoi siç duhet në të gjitha drejtimet.

Trajneri duhet të mendojë që është pa u bërë goli, u humbën disa raste, si për shembull ajo e Kumbullës. Në qoftë se kemi një vision më të qartë, duke i dhënë pak shtytje më përpara, një skuadër bëhet e rrezikshme dhe kur luajnë mirë në sulm.

Kur krijon një farë sigurie në lojën e sulmit, krijon optimizëm, lehtësi ndërsa kur goli shënohet me vështirësi ka ngërç nga ana e skuadrës. Sa më shumë të shënosh aq më mirë është, nuk ka asgjë të keqe. Duhet të mendosh e të bësh llogari kur ke të tillë kundërshtarë përpara”, tha Hafizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *