• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Lëmshi me uniformat te Kombëtarja, kush do të jetë “pronari” i numrit 10?

Byadmin

Sep 8, 2021

Kombëtarja shqiptare, falë golit të Armando Brojës, mori një fitore historike ndaj Hungarisë, pasi ishte e para në 74 vite përballje mes dy ekipeve. Madje, goli i Brojës është edhe i pari në historinë e kuqezinjve në portën hungareze. Pa dyshim, një fitore shpresëdhënëse, por në fund janë disa gjëra të vogla sipërfaqësore që bien në sy duke prishur edhe imazhin e triumfuesve.

Në këtë aspekt, çalimi kishte të bënte me bazën materiale të kuqezinjve, të cilët në intervistat pas ndeshjes dolën zbuluar. Gjatë rrëfimeve gjithë gëzim dhe krenari për fitoren ndaj Hungarisë, shikoje lojtarë që kishin veshur uniforma me numër tjetër nga ai që kishin mbajtur në fushë. Nëse Armando Brojës numri 17 mbi fanellë i solli sukses, në prononcimet pas ndeshjes ai u pa që kishte veshur një fanellë përfaqësimi me numër 15.

Ky lëmsh mund të ketë ardhur nga pakujdesia e lojtarëve, të cilët pasi kanë hequr fanellën e lojës, mund të kenë veshur një uniformë dosido ose ka pasur mungesë dhe i kanë dhënë një të lirë. Gjithsesi, kjo është thjesht një e metë estetike, pasi nuk vlerësohet ecuria e kuqezinjve nga problemet me veshjen.

DUELI PËR 10-ËN Në ndeshjen e fundit me Hungarinë pati kalime numrash fanellash nga një lojtar te një tjetër. Lëmshi me numrat është thuajse në çdo grumbullim, por tani çështje mund të bëhet pronësia e numrit 10. Deri para ndeshjes me Hungarinë ka qenë Rei Manaj që e ka mbajtur fanellën me numrin dhjetë. Në mungesë të sulmuesit lushnjar, pasi ishte i pezulluar nga kartonët, ndaj Hungarisë 10-ta i kaloi Nedim Bajramit, i cili shikohet si një dhjetësh tipik për Kombëtaren. Tani ka një duel për fanellën me numrin dhjetë dhe nesër ndaj San Marinos mund të jepet një shkëndijë se kush do të jetë “pronari” në vazhdim i këtij numri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *