• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Kritika për Kombëtaren, Kola e ka me Muçën dhe Vatën: Duan të bëhen presidentë! Duhet vlerësuar Reja me 3-5-2!

Byadmin

Sep 8, 2021

Agustin Kola është kundër të gjithë atyre që e kritikojnë Kombëtaren. Për “Panorama Sport”, ish-legjenda e sulmit kuqezi shprehet se Shqipëria po luan në sulm, po dominon kundërshtarët dhe kjo do të na sjellë rezultate pozitive në vazhdimësi. Sipas tij, është e papranueshme kritika nga Rudi Vata, ndërsa kundërshton edhe Shkëlqim Muçën, i cili gjatë ndeshjes me Hungarinë është shprehur ndër të tjera se “Hungaria ishte e lodhur këtë ndeshje”.

Kola, si e patë Kombëtaren ndaj Hungarisë?
Unë nuk kam parë ndeshje më të bukura nga Kombëtarja deri më tani. I referohem asaj në Poloni, si dhe kësaj në Elbasan ndaj Hungarisë. Kemi parë dy ndeshje në të cilat Shqipëria luajti në sulm. Dy ndeshje në të cilat kemi qenë superiorë me kundërshtarin. Flasim për Poloni dhe Hungari, niveli i të cilave dihet. Ishin edhe në “Euro 2020”.

Vërtet e nënvizoni atë në Poloni si ndeshje kaq pozitive, kur humbëm 4-1?
Ishin ndeshje ku në parametrat e lojës, faullet, goditjet, zotërimi i topit dhe shumë të tjerë ne treguam se ishim më mirë sesa ata. Futbolli matet me pikë dhe në Poloni pësuam 4 gola, por sipas meje ndikuan shumë episode.

Kombëtarja U16, 3 fitore dhe 11 gola/Agustin Kola thirrje prindërve: Mos i  mbyllni fëmijët në shtëpi - YouTube

Për cilat episode e keni fjalën?
Rasti i penalltisë së Manajt. Duhej dhënë. Jo se e thotë Agustin Kola, porse e kam dëgjuar nga moviolistë të mediave europiane, nga moviola italiane, në një ndeshje kur është prezent edhe VAR. Sigurisht, që unë nuk mund të mos e pranoj edhe faktin se në atë ndeshje ne u mundëm për 2 gabime tonat. Asnjërit nuk i pëlqejnë gabimet nga lojtarët e vet, por ja që ndodhën. Një nënvlerësim momenti te goli i parë në qendër. Gjithashtu, për mua edhe veprimi i Berishës te rasti kur Levandovski e dribloi në zonë. Megjithatë, loja e treguar nuk duhet hedhur poshtë, qoftë edhe me atë rezultat në Poloni, pasi e përsëritur edhe ndaj Hungarisë, nëse do të ketë vazhdimësi, do të na japë kënaqësi në të ardhmen.

Po kundërshtoni analizat nga legjendat e futbollit shqiptar…
Mua më vjen keq që e dëgjoj edhe nga shoku im, nga Çim Muça, i cili shpesh në koment thoshte: “Ishte e lodhur Hungaria”. Nuk bie dakord, sepse luajtëm ne dhe e nxorëm në pah këtë gjë. Po ne nuk kishim ndeshje me Poloninë, njësoj si hungarezët ndaj Anglisë? Ishte thjesht loja e Shqipërisë në sulm që e evidentoi lodhjen e tyre. Nuk bie dakord as me Rudi Vatën.

Kritika e Vatës ishte direkte, e faktuar me gabimin e Kumbullës në golin e dytë…
Po pse nuk thotë Rudi Vata që Shqipërisë nuk i dhanë një penallti sade, edhe me VAR? Koment që unë e kam dëgjuar nga italianët, jo se po e them unë. Nuk bie dakord se i njoh këta, shokët e brezit tim, se gjithë jetën kanë pretenduar të bëhen presidentë. Po luan Shqipëria, nuk po luan një ekip, Tirana, Partizani apo një tjetër. Është Kombëtarja që na gëzon të gjithëve jo një ekip qyteti. Sipas meje, ky ekip na nderon me këtë lojë. Është brez i bukur dhe shumë premtues.

Dinamon e shkatërroi politika”, Shkëlqim Muça: Kishte superekip, nuk dilte  kampion Skënderbeu

Me Hungarinë erdhi një fitore historike…
Pa dashur të rikthehem shumë pas në kohë, por fakt është që ne në kohën tonë luanim që të mos pësonim shumë gola. Sot kemi rritur pretendimet, kemi futbollistë profesionistë, që jo vetëm luajnë jashtë, por janë në nivelet më të larta.

Pika jonë më e fortë në vitet e fundit, mbrojtja, pësoi 4 në Poloni. Ju vjen keq, kur thuajse të gjithë në prapavijë janë pjesë e Serisë A?
Keni të drejtë sepse e pamë të gjithë, por unë ju them që Shqipëria po luan në sulm, po bën futboll të bukur. Pra, duke bërë këtë, duket që ekziston edhe risku mbrapa. Unë mendoj që ia vlen të rrezikojmë, sepse ndaj Hungarisë, kjo lojë na nxori te goli. Duhen dhjetë raste për një gol, për ekipe si Shqipëria. Lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë, janë profesionistë dhe këtu pastaj nuk i do njeri, vetëm i kritikojnë.

Si e patë Bajramin, një fantazist që mungon prej vitesh?
Një vlerë e shtuar, mendoj. Kam ndjekur edhe pak nga karriera e tij në Itali. Ama unë nuk dua të ndalem vetëm tek ai, por te e gjithë skuadra që kemi momentalisht, me të rinj dhe lojtarë me eksperiencë, ku e përbashkëta kryesore është se gjithnjë e më shumë janë protagonistë në kampionate elitare. E patë Uzunin, vjen me një formë mjaft të mirë. Cikalleshi apo Manaj gjithashtu. Nuk dua t’i përmend të gjithë, sepse do harrojmë shumë. Të më ndjejnë të gjithë. Ky brez luan rregullisht në nivele të larta dhe për Kombëtaren janë vlerë e shtuar.

Rudi Vata: Bojkoti nuk është mënyrë zgjidhjeje e burrave të zotë | SHKODRA  SPORT

Është kritikuar shumë skema fikse e trajnerit Reja, kur shihet se nxjerr shumë lojtarë jashtë loje, pasi nuk përshtaten me 3-5-2…
Unë nuk jam dakord. Për mua ka vlerësime, pasi na duhet një skemë, një sistem, aq më tepër kur shohim që ekipi po luan mirë. Njësoj siç thoshim ne dikur me Tiranën, ku “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Janë gjëra që i do futbolli, jo vetëm Agustin Kola. Kur rri në mbrojtje, do të gabosh në zonë. Kur luan në sulm, gabon në mesfushë e sipër dhe ke mundësi rikuperimi. Unë kam asistuar me Rejën edhe në disa takime që janë bërë me trajnerët e ekipeve kombëtare dhe tek ai vlerësoj faktin që është i komunikueshëm dhe që pyet. Reja, me eksperiencën që ka dhe njohuritë e tij, sërish shtron pyetje dhe merr mendim nga ne. Njeri komunikues që të pyet: “Çfarë mendon për këtë? Çfarë sugjeron për atë?”, kur ne shqiptarët në përgjithësi e kemi si ulje të pyesim apo të marrim mendim dhe ecim me idenë “E di unë”.

Kola, çfarë shansesh i jepni Kombëtares për grupin?
Luajtëm mirë në dy ndeshje, mundëm Hungarinë e Europianit, por kujdes se kemi edhe San Marinon. Duhen fituar ato 3 pikë. Megjithatë, sipas meje, në llogari duhet të kemi merituar 3 pikët me San Marinon dhe ato me Andorrën në fund. Jo vetëm kaq, por do të isha i lumtur edhe me të paktën 2 barazime ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Kjo është llogari e bërë me njëfarë logjike, jo dëshira që kam unë apo çdo tifoz i Kombëtares. Me këto pikë, llogaritë i bëjmë në fund ku do jemi.

Si e patë situatën e Brojës, nga tribuna në Poloni aktivizohet me Hungarinë dhe bën gol historik?
Më pëlqeu deklarata, jo vetëm goli, kur ai u shpreh: “Vlerësoj edhe një minutë sikur të luaj me Kombëtaren”. Kishte shansin të tregonte mendjemadhësi, por jo. Unë e simpatizoj shumë, një lojtar që vlerëson çdo minutë me Kombëtaren.

A është ky sulmi më në formë i Kombëtares?
Të gjithëve na pëlqen shumë forma e këtij brezi të ri, të cilët i shoh me shumë perspektivë. Por, për mua, kulmi do të mbetet brezi i Canës që ishte në Europian. Ajo Kombëtare bëri historinë dhe për mua mbetet më e mira deri tani. Ama, them se ky grup lojtarësh, po të mbesin bashkë, do të bëjnë shumë mirë dhe do të na surprizojnë pozitivisht sepse tani kemi edhe stol. Flasim të gjithë për fitoren me Hungarinë, por harrojmë që luajtëm pa 3 titullarë të pezulluar dhe Cikalleshin të dëmtuar. Brenda dy apo tri vitesh do të shohim shumë nga ky grup…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *