• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Goli i Brojës nga komentatori arab dhe spanjoll do ju zbukurojë ditën (VIDEO)

Byadmin

Sep 8, 2021

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk është transmetuar vetëm në këto dy shtete, por edhe në shumë vende të botës.

Pika kulmore e kësaj ndeshje ishte në minutën e 87 teksa Armando Broja vendosi ndeshjen me silurën e tij.

Komentatori arab e ka transmetuar këtë gol duke e thënë emrin e Armandos si të ishte duke zbràzur kàllàshin.

Me siguri që kjo mënyrë e re e të pasqyruarit do të pëlqehet shumë nga tifozët shqiptarë. Dikur ishte Piatek si “pístoleta e Polonisë”, por tanimë është “ndryshkur”.

Me shumë emocion është transmetuar ndeshja edhe në gjuhën spanjolle. Mes të tjerash kishte edhe këto komente pas golit:

“Kur të gjithë mendonim se Shqipëria do të humbiste, vjen një përgjigje me një gol që ndryshon jetën. Topin e merr atje ku e dëshiron dhe ja ku është Shqipëria”, thuhet në koment. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *