• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Anglia gjysmë “nderi” Shqipërisë, kombëtaret “big” nuk lënë vend për surpriza (VIDEO)

Byadmin

Sep 8, 2021

Anglia nuk shkon dot më shumë se barazimi përballë Polonisë në “Varshavë”, me këto të fundit që barazojnë në limit.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola. Teksa goli i avantazhit për “tre luanët” do të vinte në minutën e 72’ me Harry Kane.

Gol që nuk do t’i mjaftonte Anglisë për të marrë 3 pikët dhe “blinduar” vendin e parë, pasi polakët do të barazonin në limit me Szymanski. Ky barazim kalon Shqipërinë në vendin e dytë pas fitores ndaj San Marinos me vetëm një pikë më shumë se Polonia.

Mungesat e shumta nuk kanë ndikuar te Italia e Mancinit përballë Lituanisë.

Pas dy barazimeve radhazi, Italia është “zbrazur” duke shënuar plot 5 gola ndaj ekipit të fundit të grupit C.
Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi më i ri i Juventusit, Moise Kean në minutën e 11’, e vetëm 3 minuta më vonë do të vinte edhe autogoli nga Utkus. Nuk të përfundonte me kaq, pasi në pjesën e parë do të vinin gola nga Raspadori në minutën e 24’ dhe sërish Kean në të 29’.

4-0 do të ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën “axurrët” do ta ulnin tempin e lojës.
Di Lorenzo do të shënonte në minutën e 54’ golin e pestë dhe të fundit.

Italia vazhdon të jetë e para e grupit me 14 pikë, ndërsa Lituania e fundit me 0 pikë.

Gjermania fiton pa problem ndaj Islandës, me rezultatin e pastër 0-4.

Për “panzerat” fillimisht zhbllokon rezultatin Gnabry në minutën e 4’, më pas dyfishon rezultatin Rudiger në të 24’.

0-2 do të ishte rezultati i pjesës së parë, me miqtë që do të shënonin edhe të tretin në minutën e 56’ dhe do të vuloste gjithçka Werner në minutën e 89’.

Pas kësaj ndeshje, ekipi i drejtuar nga Flick mban vendin e parë me 15, pikë ndërsa Islanda renditet e 5 me 4 pikë.

Belgjika nuk do ta kishte të lehtë përballë Bjellorusisë, pasi do të arrinte të fitonte me rezultatin minimal 0-1.

Goli u shënua nga Praet në minutën e 33’. Belgët vazhdojnë të shkëputen në krye më 16 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e 4 me 3 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *