• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Përfundon shtrimi i tapetit të ri, shihni si duket tashmë “Air Albania” (VIDEO)

Byadmin

Sep 7, 2021

Stadiumi “Air Albania” duket se më në fund ka shpëtuar nga problemi kryesor i këtij impianti, gjendja jashtë parametrave e tapetit me bar natyral që kishte.

Tashmë në stadiumin kryeqytetas është shtuar tapeti i ri hibrid, me shtresë bari sintetik të ndërthurur me natyral dhe kjo pritet të zgjidhë përfundimisht një shqetësim që e kishin ngritur edhe futbollistë kuqezi.

TIRANA - Air Albania Stadium (21,690) | Page 21 | Skyscraper City Forum

Për shkak të shtrimit të tapetit të ri, u vendos që ndeshjet e përfaqësueses të muajit shtator të lëviznin drejt “Elbasan Arena”, në mënyrë që bari të mos dëmtohej dhe të ishte gati për sfidat e radhës të tetorit e më tej.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shfaqet gjendja aktuale e impiantit, pasi ka përfunduar shtrimi i plotë i tapetit.

Gjithçka duket në kushtet optimale, për të pritur përfaqësuesen në muajt e ardhshëm, por edhe disa nga ndeshjet kryesore të kampionatit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *